Tottenham forcon pozitën e katërt

dardanmiftari | Saturday, March 27, 2010 | 0 Komente

Ish-mesfushori i Portsmouth, Niko Kranjcar Sezoni i tmerrshëm i Portsmouth vetëm se po keqësohet edhe më tej, pasi të zgjedhurit e trajnerit Avram Grant u mposhtën me rezultat 2-0 nga Tottenham Hotspur në White Hart Lane.
Peter Crouch (27’) dhe Niko Kranjcar (41’) që të dy kanë shënuar kundër ish-klubit të tyre për t’i dhënë tre pikë të reja Tottenhamit që e mbajnë atë në pozitën e katërt të tabelës.
Mysafirët pësuan edhe një goditje tjetër, pasi ekipi pati tre lojtarë të larguar nga fusha për shkak të lëndimeve, Hermann Hreidarsson, Danny Webber dhe portieri David James.
Tottenham tash ka 58 pikë, pesë më shumë se Manchester City që të hënën pret në fushë të vet Wiganin, dhe shtatë më shumë se Liverpooli që nesër pret Sunderlandin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...