Zanetti: Kam dashur t’i bashkohem Realit
Kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti, ka treguar se në të kaluarën ka mundur t’i bashkëngjitet Real Madridit, mirëpo këtë e kishte penguar presidenti i Nerazzurrëve, Massimo Moratti.
Argjentinasi ka treguar se kishte arritur marrëveshje gojore me Los Merengues para dhjetë vitesh, duke qenë se nuk kishte raporte të mira me trajnerin e atëhershëm, Marco Tardelli.
“Në vitin 2000, me Tardellin në krye, unë vërtet mendova ta braktisja Interin”.
“Kisha një marrëveshje me Real Madridin dhe gjithçka ishte gati që unë të shkoja në Spanjë”.
“Por në minutën e fundit, ishin fjalët e Morattit, të cilat më bindën të qëndroj”, ka treguar Zanetti për revistën Guerin Sportivo.
Category: Futboll
0 Komente