Ancelotti: E ardhmja ime është në Itali
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, edhe një herë ka mohuar se ai do të drejtojë kombëtaren azure pas kësaj vere, por ka pranuar se në të ardhmen do të rikthehet në Itali.
Strategu është në sezonin e tij të parë në Chelsea dhe ka shanse të fitojë dy tituj, pasi blutë janë në finale të Kupës FA dhe qëndrojnë në krye të tabelës së Ligës Premier.
Por italiani shpesh është lidhur me marrjen nën drejtim të kombëtares italiane, ku Marcelo Lippi do të tërhiqet pas Kupës Botërore. Megjithatë ish-menaxheri i Milanit ka mohuar se mund të bëjë një hap të tillë.
“E kam mirë në Angli, por unë e dua Italinë dhe e ardhmja ime është në Itali. Por nuk do ta pasoj Lippin. E kam mirë në Londër dhe shpresoj të mbeten në Chelsea. Kemi shanse të mira të fitojmë trofe”, ka thënë Ancelotti.
Category: Futboll
0 Komente