Ballack i thotë Fergusonit: Asnjëri nuk ishte gjerman
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka qeshur me fjalët e menaxherit të Manchester United, Sir Alex Ferguson, që i quajti disa lojtarë të Bayern Munich ‘gjermanë tipik’.
Ballack thotë se ai ka ndjenjë kënaqësi duke parë ish-ekipin e tij Bayern Munich të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori gjerman po ashtu ka qeshur kur ka kuptuar rrëshqitjen e Ferguson që i quajti ‘gjermanë tipik’, lojtarët e Bayernit që bënë presion në arbitrin për të ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin Rafael.
“Ishte një gjë e çuditshme për t’u thënë pasi asnjëri prej atyre lojtarëve që shkuan te arbitri nuk ishte gjerman”, ka thënë Ballack.
Category: Futboll
0 Komente