Bayeri dhe Bayerni barazojnë

dardanmiftari | Saturday, April 10, 2010 | 0 Komente

Robben duke festuar golin e avantazhit për Bayernin Lideri i tabelës së Bundesligës, Bayern Munich, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim 1-1 në fushë të rivalit për titull, Bayer Leverkusen.
Pas një pjese të parë pa gola, bavarezët kaluan në epërsi pas pesë minutash në pjesë të dytë. Një penalti e fituar nga Frank Ribery u shndërrua në gol nga Arjen Robben.
Por gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi ‘farmacistët’ arritën të barazojnë me anë Arturo Vidal, tetë minuta më vonë (59’), për t’i dhënë barazimin e merituar ekipit vendas.
Pavarësisht barazimit, Bayerni (60 pikë) shton në dy pikë epërsinë ndaj ekipit ndjekës, Schalke 04 në maje të Bundesliga, pasi ky i fundit u mposht në fushë të Hanoverit. Leverkusen vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 54 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...