Interi rrezikon të humbë kreun

dardanmiftari | Saturday, April 10, 2010 | 0 Komente

Samuel Eto'o duket i habitur në një moment gjatë ndeshjes. Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, ka nxjerrë vetëm një barazim 2-2 në ndeshjen në udhëtim te Fiorentina duke rrezikuar të bie nga kreu i tabelës.
Sulmuesi i huazuar nga Barcelona, Keirrision, çoi Violan në epërsi pas 11 minutash lojë, avantazh të cilin vendasit e ruajtën deri në 16 minutat e fundit të ndeshjes.
Pas shumë rastesh të lëshuara nga nerazurët, Diego Milito barazoi në minutën e 74-të, ndërsa shtatë minuta më vonë Samuel Eto’o i dha epërsinë Interit.
Por avantazhi i nerazurëve nuk qëndroi gjatë kohë pasi Per Kroldrup arriti të barazojë rezultatin pas vetëm një minute.
Barazimi shkon në dëm të kampionit dhe liderit të Serie A, Inter, që tash mbledh vetëm 67 pikë, dy mbi Romën që nesër ka rastin të marrë kreun nëse shënon fitore në Olimpico ndaj Atalantas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...