Bayerni finalist

dardanmiftari | Tuesday, April 27, 2010 | 0 Komente

Festa e lojtarëve të Bayernit. Bayern Munichu e ka turpëruar Lyonin para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitore minimale të bavarezëve, të cilët u treguan edhe më të fortë në stadiumin Gerland.
Njeriu i ndeshjes ishte kroati Ivica Olic i cili me het-trikun e tij dërgoi gjermanët në finalen e madhe të Bernabeut.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Olic bëri një rrotullim të bukur për të kaluar mysafirët në epërsi, dhe me këtë avantazh u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë të lojës gjërat u përkeqësuan për vendasit, pasi që Cris u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’).
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Bayerni që realizoi edhe dy herë, ndërsa të dy golat mbajnë firmën e Olic (67’ dhe 78’).
Në finalen e madhe, Bayern Munichu do të takohet me skuadrën që do të kualifikohet të mërkurën mbrëma pas ndeshjes Barcelona-Inter që zhvillohet në Camp Nou.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...