Bayerni nuk ka bërë ofertë për Frey

dardanmiftari | Saturday, April 17, 2010 | 0 Komente

Agjenti i Sebastien Frey ka mohuar çdo spekulim që thoshte se Bayern Munichu ka bërë ofertë për portierin e Fiorentinas.
“Ky informacion është absolutisht i pavërtetë. Nëse vërtetë ka pasur ndonjë ofertë, atëherë nuk është biseduar ende asgjë. Të gjitha spekulimet shkaktojnë huti. Një klauzolë ekziston në kontratë dhe ajo peshon 18 milionë euro”, deklaroi agjenti i Frey.

Për Sebastien Frey është treguar e interesuar edhe skuadra e Arsenalit që është vënë në kërkim të një portieri stabil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...