Beckenbauer: Toni do të rikthehet në Bayern

dardanmiftari | Wednesday, April 14, 2010 | 0 Komente

Kreu më i lartë i Bayern Munich, Franz Beckenbauer, thotë se bavarezët synojnë ta rikthejnë Luca Tonin nga huazimi te Roma.
Toni e ka bërë të qartë se ai dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Olimpico, por kështu nuk dëshirojnë drejtuesit e Bayernit.
“Edhe pse më pëlqen Edin Dzeko, Bayerni nuk ka nevojë edhe për një sulmues të qendrës. Në fakt, kur Toni të rikthehet nga huazimi i tij te Roma, ai do të jetë pjesë e ekipit sërish”.
“Ekipi ka nevojë të forcohet në mbrojtje. Ne pranojmë shumë gola dhe po ashtu kemi nevojë për një portier, duke parë se Hans-Jorg Butt nuk shihet si zgjidhja numër një për të ardhmen tonë”, ka thënë Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...