Calciopoli, dëshmi të reja mbi fajësinë e Moggit
Në kohën kur po rriten pritjet për seancën e radhës dëgjimore të gjyqit të Calciopolit në Napoli, në shesh kanë dalë dëshmi të reja të cilat e akuzojnë kryekëput Luciano Moggin për krijimin e skandalit.
Bëhet fjalë për disa telefonata të bëra nga Moggi me gjyqtarët dhe dizejnatorin Paolo Bergamo, të cilat po hetohen nga prokurorët Giuseppe Narducci dhe Stefano Capuano. Në telefonata shihet qartë Moggi që detyron një gjyqtar të paraqitet në ndeshjen e Juventusit, edhe pse e ka anuluar sfidën për shkak të një sëmundje.
Nuk ka vonuar deklarata e Moggit, i cili u shpreh: “Kur njerëzit thonë se unë kam biseduar me gjyqtarët, pse nuk gjejnë prova për ta dëshmuar këtë. Unë nuk fola me gjyqtarët. Gjithçka do të marrë fund kur njerëzit do të thonë Moggi nuk ka bërë asgjë”.
“Njerëzit punuan për interesat e klubeve të veta. Askush nuk është i fajshëm këtu. Njerëzit punuan për interesat e klubeve të tyre. Nuk ishte sistem i Juventusit, por të gjithë komunikuan me të gjithë”, deklaroi Moggi.
Buffon nga ana tjetër për Calciopolin shprehet: “Calciopoli është një diskurs që e lëndon futbollin italian dhe sportin në përgjithësi. Krijon tensione që nuk na nevojiten. Vitet kanë kaluar nga ajo dhe unë nuk jam i interesuar. Kushdo që e do Scudetton mund ta fitojë atë”.
Kurse Moratti kundërshtoi: “A jam i frikësuar se do të ma marrin Scudeton e viti 2006? Jo, aspak”.
Seanca e ardhshme dëgjimore e gjykatës së Calciopolit në Napoli mbahet më 20 prill.
Category: Futboll

















0 Komente