Redknapp i ngazëllyer me fitoren ndaj Chelseat

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Bosi i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka lavdëruar ekipin e tij për paraqitjen fenomenale, kur këta të fundit mposhtën liderin e Ligës Premier, Chelsean.
“Lojtarët ishin fantastikë. Pas një jave zhgënjyese, rikthimi me dy fitore ndaj Arsenalit dhe Chelseat është top-klasë. Nuk dua të them se Chelsea është në nivel tjetër krahas Arsenalit, por është në krye të tabelës, dhe është dashur të luajmë më mirë se ndaj Arsenalit. Ne u kthyem nga një javë e keqe me fitore të rëndësishme”.
“Manchester United na bëri një nder që e mposhti Cityn. Kjo na ngriti në tabelë. Old Trafford është vend i mirë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë javën e ardhshme. Nëse do të thoshit se ekipi im do të marrë vetëm pesë pikë nga tre ndeshje do ta pranoja, por gjashtë nga dy ndeshje është mrekulli”, përfundoi Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...