Cassano: Dua të përfundoj karrierën te Sampdoria

dardanmiftari | Wednesday, April 14, 2010 | 0 Komente

Asi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka vendosur t’i përkushtohet klubit ku luan aktualisht, duke pohuar se dëshiron të përfundojë karrierën te Sampdoria.
Cassano në janar ishte shumë pranë kalimit te Fiorentina dhe në mënyrë konstante është lidhur me një kalim tekInteri.
“Unë për pak sa nuk shkova te Fiorentina, por ajo që më bëri të qëndroj këtu është dashuria e tifozëve. Unë jam mirë këtu përveç nëse presidenti nesër zgjohet dhe më thotë të largohem”.
“Unë dua të qëndroj. Unë e gjej veten vërtetë mirë, aq mirë sa që dua të qëndroj këtu edhe për gjashtë, shtatë apo edhe për tetë vite të tjera”, tha Cassano.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...