F1: Vettel përsëri në pol pozicion

dardanmiftari | Saturday, April 17, 2010 | 0 Komente

Sebastian Vettel i ka dhënë Red Bull-it pol pozicionin e katërt në po aq gara këtë sezon, në kualifikimet e sotme për Chinese Grand Prix.
Gjermani kaloi shtegun për një minutë e 34.558 sekonda për të tejkaluar shokun e skuadrës Mark Webber në xhiron e fundit dhe për të siguruar pozitën e parë të nisjes për të tretën herë këtë vit dhe të tetën në karrierë.
Vettel, i cili tash shihet si favorit për të fituar garën në Shangai, u rreshtua para Webber edhe në garën e fundit në Malajzi si dhe në Shangai në vitin e kaluar, dhe do të marrë kreun e tabelës nëse shënon fitore në garën e nesërme.
Kampioni i dyfishtë botëror Fernando Alonso ishte i treti më i shpejtë me Ferrari dhe do të jetë në krah të ngasësit të Mercedes, gjermanit Nico Rosberg, i cili përfundoi i katërti. Rreshti i tretë me pozitat pesë dhe gjashtë është pushtuar nga dy ngasësit e McLarenit, britanikët Jenson Button dhe Lewis Hamilton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...