Ferguson e sheh Moyes si pasues të tij

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e sheh trajnerin e Evertonit, David Moyes, si pasuesin e tij në Old Trafford.
Ferguson, 68-vjeçar, është i bindur se Moyes mund të sigurojë vazhdueshmëri të kërkesave për ta mbajtur United në sfidë për të gjithë katër trofetë e sezonit, shkruan The Sun.
Jose Mourinho është favoriti më i përmendur dhe ka një raport të afërt me Ferguson nga koha si rival i tij me Chelsean. Por udhëheqësit e United, përfshirë edhe ish-lojtarin me ndikim Sir Bobby Charlton, nuk janë të bindur në portugezin.
Ferguson e njeh mirë skocezin tjetër, Moyes, 46-vjeçar, dhe vazhdimisht ka lavdëruar arritjet e tij në Preston dhe tash në Everton.
Ai po ashtu beson se është më e drejtë që shansi për të marrë nën drejtim njërën prej detyrave më të mëdha në futboll t’i jepet një menaxheri britanik.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...