Laporta shpreson në finalen e LK
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, thotë se ata kanë shanse ta përmbysin rezultatin 3-1 ndaj Interit nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.
Laporta po ashtu ka mohuar fjalët se udhëtimi me autobus ka ndikuar në paraqitjen e ekipit dhe ka thënë se goli në udhëtim i Pedro mund të jetë vendimtar për të arritur në finalen e garës evropiane.
“Mendoj se nuk ka arsyetime për udhëtimin. Ne nuk jemi një klub që kërkojmë arsyetime. Ky është një ekip i shkëlqyeshëm që di si të luajë. Një klub shumë prestigjioz, por rezultati mund të tejkalohet. 90 minutat e mbetura do të luhen në shtëpi. Shpresoj që goli i Pedro të tregohet vendimtar”, ka thënë Laporta.
Category: Futboll

















0 Komente