Ibrahimovic: Materazzi po e sulmonte Balotellin
Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se Marco Materazzi kishte sulmuar bashkë-lojtarin e tij Mario Balotelli pas ndeshjes së mbrëmshme.
Ish-ylli i Interit, Ibrahimovic, kishte mbetur i shtangur derisa Materazzi ishte kthyer kah Balotelli pasi i riu hodhi fanellën e tij pas fitoren 3-1 ndaj Barcelonës.
“E pash Materazzin që e sulmonte atë në hyrjen e lojtarëve dhe kurrë nuk kam parë një gjë si kjo. Nëse do të isha ai, do ta leja Marion të qetë, por Materazzi po e sulmonte atë dhe isha i habitur. Nëse Materazzi do të më sulmonte mua në atë mënyrë, do ta plasja për tokë në sekondë”.
“Ai shkaktonte të gjitha problemet dhe në dhomën e Barcelonës të gjithë ishim të habitur, të gjithë flisnim për të. Një lojtar duhet të jetë krenar pas fitores, jo t’i hidhet një 20-vjeçari dhe ta qortojë atë”, ka thënë Ibrahimovic për RAI.
Category: Futboll

















0 Komente