NBA: Celticsat shkatërrojnë Heat
Pavarësisht mungesës së Kevin Garnett, Boston Celtics kanë lulëzuar dhe kanë marrë avantazhin e rundit të parë të serisë së play-offit duke mposhtur Miami Heat me rezultat të thellë prej 106-77.
Glen Davis ka shënuar 23 pikë dhe ka kontribuar me tetë kërcime, derisa Ray Allen ka shënuar 25 pikë dhe shtatë trepikësha, për të ndihmuar Celtics të shënojnë edhe fitoren e dytë ndaj Heat.
Dwyane Wade udhëhoqi me 29 pikë te Miami Heat, që tash do të jenë nikoqir në dy ndeshjet e radhës duke filluar nga e premtja.
Në konferencën Perëndimore, Kobe Bryant ka shënuar 39 pikë për të ndihmuar Los Angeles Lakers të fitojë ndaj Oklahoma City Thunder edhe në ndeshjen e dytë, kësaj here me rezultat 95-92.
Category: Basketboll

















0 Komente