Fitore minimale e Bayernit
Bayern Munichu ka shënuar fitore minimale prej 1-0 kundër Lyonit në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Allianz Arena.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, ndërkohë ajo që vlen të përmendet është përjashtimi i Franck Ribery me karton të kuq (37’), duke i lënë bavarezët me një lojtar më pak në fushë.
Në pjesën e dytë, u vu baraspesha e lojtarëve në fushë, pasi që Jeremy Toulalan u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (54’).
Ndërkohë, heroi i ndeshjes, si edhe në disa takime vendimtare të Bayernit, ishte holandezi Arjen Robben, i cili me një subergol ua mundësoi fitoren vendasve.
Ky rezultat tregon se gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese në Francë, ndërkohë që Bayerni ka një epërsi të vogël, duke qenë se ka shënuar një gol dhe nuk ka pranuar gol në terren vendas.
Category: Futboll

















0 Komente