Moratti: Kemi mundur të shënojmë më shumë

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ishte plot lëvdata për gjithë strukturën përbërëse të Interit, duke filluar nga tifozët e deri te Jose Mourinho, pas fitores sensacionale prej 3-1 ndaj Barcelonës në Giuseppe Meazza.
“Para së gjithash, komplimentet e mia për tifozët fantastikë, të cilët e mbështetën ekipin në çdo moment. Më pas, natyrisht, ata panë një ekip fantastik, shumë të fortë, klinik, me karakter të mrekullueshëm, krenari dhe kurajë. Ky ekip ishte i pathyeshëm”. “Ndoshta, kemi mundur të shënojmë më shumë gola duke parë mënyrën se si kemi luajtur. Unë vërtet jam krenar si me lojtarët ashtu dhe me trajnerin, një trajner shumë të mençur. Mourinho përgatiti gjithçka në mënyrë që ata ta pasonin topin vërdallë, po, por në bërjen e kësaj ne ishim më të mirët e sfidës”, u shpreh Moratti i ngazëllyer pas takimit për Inter Channel.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...