Ronaldo: Pellegrini të qëndrojë dy ose tre vite

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Cristiano Ronaldo ka lansuar breshëri lëvdatash në drejtim të trajnerit aktual Manuel Pellegrini, pak ditë pasi vetë portugezi admiroi Mourinhon dhe Capellon për bankinën e Realit.
“Unë do të jem i sinqertë. Më pëlqejnë trajnerët me mentalitet fitues, por me Pellegrinin ndjehem më i lumtur. Shpresoj se ai do të qëndrojë dy ose tri vite tjera. Trajnerët tjerë nuk më interesojnë”.
“La Liga? Ne jemi përmirësuar dy javët e fundit dhe po bëjmë gjithçka të mundshme. Ne jemi vetëm një pikë larg liderit. Jam i bindur se do t’i fitojmë pesë ndeshjet e fundit për t’u shpallur më pas kampion”.
“Unë egoist? Për mua, më me rëndësi është ekipi edhe pse unë respektoj çdo njeri. Aspektet individuale janë në rend të dytë. Nëse ekipi fiton, unë jam i kënaqur”.
“Si do ta festoj La Ligan? Kjo nuk është para mendjes time. Ne jemi të fokusuar për të fituar. Nëse ne e bëjmë, ne do ta festojmë shumë mirë”, tha Ronaldo për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...