Benitez: Torres dhe Maxi më informuan për Atleticon
Edhe pse Fernando Torres dhe Maxi Rodriguez nuk do të jenë në gjendje për të luajtur ndaj Atletico Madridit në gjysmëfinalen e Europa League, ata megjithatë u treguan të dobishëm për trajnerin Benitez, të cilit i kanë dhënë informacione mbi Atletico Madridin.
“Aguero është lojtar i mirë dhe ai nuk luan në ndeshjen e parë. Kjo mund të jetë mirë për ne, por kurrë nuk i dihet. Unë jam i sigurt se ata do të jenë të rrezikshëm. Ata kanë një ekip të mirë në sulm. Njerëzit flasin për Agueron dhe Forlanin por e kanë dhe një Sabrosa Simao shumë të rrezikshëm në ofensivë”.
“Unë fola me Maxi Rodriguezin dhe Fernando Torresin për Atleticon. Ata kanë ca miq atje dhe ne morëm ca informacione prej tyre. Ne e dimë si do t’i ndalim ata”, përfundoi Benitez.
Category: Futboll

















0 Komente