Kupa e Italisë, Roma në finale
Udinese nuk ka arritur të shkrijë epërsinë e Romës prej dy golash nga ndeshja e parë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Coppa Italia e cila u zhvillua në Friulli, e që përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat minimal që nuk ishte i mjaftueshëm.
Roma në ndeshjen e parë mposhti Udinesen me rezultat 2-0 dhe rezultati minimal nga ndeshja e dytë nuk i ndihmoi Udineses që së paku ta dërgojë takimin në vazhdime.
Sanchez dhjetë minuta para fundit realizoi për golin vetëm të Udineses në këtë takim që nuk doli të jetë kualifikues.
Në finale Roma e Claudio Ranierit do të takohet me Interin e Jose Mourinhos.
Category: Futboll

















0 Komente