Hamburg i fortë për Standardin
Hamburgu ka vazhduar me sukses rrugëtimin për në finale të Europa League në NordBank Arena, ku mposhti Standardin në ndeshjen e parë të çerekfinales me rezultat 2-1.
Të gjitha golat u shënuan në fraksionin e parë. Belgët e Standard befasuan pas gjysmë ore lojë me golin e papritur të Mbokanit (31’) që kaloi në epërsi mysafirët.
Mladen Petric me përpikëri realizon nga pika e bardhë (42’) për 1-1. Nuk kaloi shumë kohë dhe nga hutia e belgëve përfitoi holandezi Ruud Van Nistelrooy që shënoi për 2-1 (45’). Në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol, kurse Hamburgu dominoi.
Hamburg do të hyjë në ndeshjen kthyese me një përparësi të vogël dhe është favorit, por goli i Standardit në NordBank Arena mund të shkaktojë mjaft telashe për gjermanët.
Category: Futboll
0 Komente