Valencia barazon ndaj Atletico Madridit
Dy skuadrat spanjolle, Valencia dhe Atletico Madridi, janë ndarë baras në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League, të zhvilluar të enjten mbrëma më Mestalla.
Mysafirët kaluan dy herë në epërsi, ndërsa vendasit reaguan dy herë duke barazuar rezultatin.
Fillimisht realizoi Diego Forlan (59’), ndërsa barazoi Manuel Fernandes (67’).
Antonio Lapez kaloi sërish kryeqytetasit në epërsi, ndërsa për Los Che barazoi David Villa, dhe me rezultat 2-2 u mbyll takimi.
Ky rezultat më shumë i konvenon Atleticos që në ndeshjen e kthimit luan para tifozëve të vet, dhe njëherit ka barazuar në terren mysafir duke realizuar dy herë.
Category: Futboll
0 Komente