Interi vazhdon të fitojë

dardanmiftari | Saturday, April 24, 2010 | 0 Komente

Diego Milito Kampioni në fuqi i Serie A, Interi, nuk e ka ndërmend të dorëzohet në asnjërën garë për titull, pasi nerazurët shënuan fitore 3-1 ndaj Atalantas në Giuseppe Meazza.
Ekipi i trajnerit Jose Mourinho e pa veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë pas golit të Simone Tribocchi, por arriti të barazojnë në minutën e 24-të me anë të Diego Milito dhe madje të kalojë në epërsi që në pjesë të parë me anë të McDonald Mariga (35’).
Christian Chivu shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë për Interin për të vulosur fitoren e merituar të vendasve.
Tre pikët e reja e pozicionojnë Interin në krye të tabelës me 73 pikë, dy më shumë se Roma që nesër do të ketë një punë të vështirë në Olimpiko ku e pret Sampdorian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...