Kuqi shënon, Swansea në play-off

dardanmiftari | Saturday, April 17, 2010 | 0 Komente

Kuqi reagon pas një rasti të humbur Shefki Kuqi ka shënuar gol për të ndihmuar ekipin e tij Swansea të shënojë fitore 3-1 ndaj Barnsleyt dhe të ruajë pozitën që dërgon në play-off për kualifikim në Ligën Premier.
Ashley Williams ishte ai që i dha epërsinë ekipit vendas pas 23 minutash lojë, pesë minuta para se sulmuesi vushtrrias ta dyfishojë atë.
Mysafirët u rikthyer në ndeshje kur Darren Moore ngushtoi disavantazhin në pjesë të parë (35’), por Darren Pratley shënoi një gol tjetër për Swansea në pjesën e dytë për të vulosur edhe fitoren (72’).
Swansea mban pozitën e gjashtë në ligën e dytë angleze me 68 pikë dhe tashmë e ka siguruar vendin në play-off pasi njëri nga ekipet që rrezikonte të depërtojë në top 7-shin e play-offit, Middlesbrough, u mposht sot nga West Brom.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...