Laporta: Nuk shpenzojmë 100 milionë për një lojtar

dardanmiftari | Tuesday, April 27, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur mendimin e tij për supersfidën Barca-Inter dhe natyrisht nuk ka lënë pa kritikuar kandidatin e tij direkt për postin e presidentit Sandro Rosell.
“Ky ekip e ka shpirtin për ta rikthyer atë rezultat, duke filluar nga lojtarët, trajnerët, punëtorët dhe tifozët. Ne do të jemi të bashkuar për këtë ndeshje. Vendimi më i mirë sportiv ishte që të vazhdojmë me filozofinë e Johan Cruyffit. Txiki Begiristain na ndihmoi për këtë, duke u vazhduar nga Rijkaard e implementuar për mrekulli nga Guardiola”.
Me respekt për akuzat e bëra në librin e tij ndaj ish-zëvendëspresidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, që është dhe kandidat aktual për president, Laporta tha se Rosell dëshironte ta lejonte blerjen e Ronaldinhos për 100 milionë euro, aq sa kishte dhënë Chelsea.
“Unë duhet të ritheksoj se Rosell më tha se Chelsea kishte bërë ofertë prej 100 milionë eurosh për Ronaldinhon dhe se ata do të na jepnin neve nga 10 për qind. Unë refuzova dy herë, një herë në Paris (gjatë finales së Ligës së Kampionëve). Çfarë më çudit është fakti se ai e mohon këtë”, tha Laporta për TVE.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...