Leonardo: Kemi humbur motivimin për Scudetto
Milani ka pësuar edhe disfatën që ia shoi çdo shpresë për titull, gjë të cilën e pranon edhe trajneri Leonardo.
“Ne kemi humbur motivimin. Sot nuk duhet të fajësohet askush, sepse ne gjithnjë luajmë mirë. Me një lojtar më pak se ata ne luajtëm më mirë se ata”.
“Pse ka qenë ky sezon i suksesshëm? Për shumë arsye. Ne kemi parë paraqitje të papritura nga lojtarë si Nesta, Abate, Antonini dhe Dida”.
“I kthehem lojës. Kjo na humbi stimulimin, por më pëlqen që lojtarët e mi nuk dorëzohen”, tha Leonardo pas ndeshjes për Sky Sports Italia.
Category: Futboll

















0 Komente