Vucnic: Goli i fitores, fantastik

dardanmiftari | Monday, April 19, 2010 | 0 Komente

Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, nuk mundi të përmbahej pas fitores së madhe të arritur ndaj Lazios në derbin e kryeqytetit.
Vucinic shënoi dy gola, një nga penaltia dhe një nga gjuajtja e lirë, gola të cilët ishin vendimtar për fitoren e Giallorossëve.
“Të fitosh një derbi është fantastike. Nuk është me rëndësi kush i shënon golat, por të shënosh dy gola të cilët mund të jenë vendimtar është vërtet…”.
“Gjithçka shkoi mirë për ne dhe nëse Floccari do ta shënonte penaltinë, kush e di se si do të përfundonte takimi”.
“Gjëja më e rëndësishme është se kemi fituar, sepse Interi vuri presion mbi ne, pasi që nuk jemi mësuar të qëndrojmë në maje”, deklaroi Vucinic për Sky.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...