Liverpooli deklason Burnleyn

dardanmiftari | Sunday, April 25, 2010 | 0 Komente

Steven Gerrad realizoi dy herë. Liverpooli ka shënuar fitore të lartë në udhëtim te Burnley, duke e deklasuar këtë të fundit me rezultat 4-0, e njëkohësisht duke e larguar nga Liga Premier.
Liverpooli ishte skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, por golat erdhën në fraksionin e dytë. Steven Gerrard zhbllokoi rezultatin (52’) kur goditja e tij u devijua për të përfunduar në rrejt.
Kapiteni i Liverpoolit u paraqitet sërish në minutën e 59-të, kur shënoi një gol të shkëlqyer nga zona e rreptësisë për të dyfishuar epërsinë.
Pas një depërtimi në krahun e majtë të Burnleyt, Maxi Rodriguez, e pati të lehtë të shënonte golin e tretë të Redsave dhe të parin në fanellën e Liverpoolit.
Rezultatin përfundimtar në stadiumin Turf Moor e vendosi Ryan Babel në fundit të takimit.
Përkundër faktit që Liverpooli gjendet në pozitën e shtatë, ka vetëm dy pikë më pak se Tottenhami në pozitën e katërt. Kështu, në luftë për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve janë, Tottenhami, Aston Villa, Manchester City dhe Liverpooli, dy javë para përfundimit të Ligës Premier.
Ndërkohë që Burnley edhe matematikisht bie nga Liga Premier.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...