Lyoni me disfatë në gjysmëfinale

dardanmiftari | Wednesday, April 07, 2010 | 0 Komente

Kapiteni i Lyonit, Cris. Bordeaux ishte nikoqir i Lyonit në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0 që nuk mjaftoi që ‘les Girondins’ të kualifikohen më tej.
Bordeaux ishte skuadra më e mirë gjatë pjesës më të madhe të takimit duke shtruar dominimin e vet për shkak të rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë.
Pas një tollovie në zonën e Lyonit, Marouane Chamakh gjendet mirë në zonë duke shënuar (45’) për 1-0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.
Përvoja e Lyonit në Ligën e Kampionëve e bëri të veten duke mos lejuar pranimin e një goli që do të ishte fatal. Në fund Lyoni kualifikohet me rezultat për përgjithshëm prej 3-2 nga të dyja ndeshjet.
Lyoni do ta presë Bayernin në Stade Gerland më 21 prill në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...