Mancini: Barazimi nuk është i keq

dardanmiftari | Sunday, April 25, 2010 | 0 Komente

Bosi i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka shprehur besimin e tij se synimet e skuadrës së tij për Ligën e Kampionëve nuk janë shkatërruar edhe pse është lënduar Shay Given.
“Unë shpresoj se është një lëndim i vogël. Por nuk e di. Unë kam biseduar me fizioterapeutin dhe mjekun, por ai është ende në spital, nuk e di si qëndron situata”, është shprehur trajneri.
I pyetur nëse ky barazim pa gola ndaj Arsenalit është i mirë për të, kur dihet se përsëri skuadra e tij gjendet në pozitën e pestë me një pikë prapa Tottenhamit, Mancini u shpreh të jetë optimist.
“Po, jam i kënaqur, sepse luajtëm ndaj Arsenalit, një ekip i mirë, por dhe ne luajtëm mirë sot. Sot tentuam të fitojmë në pjesën e dytë, ishim më të mirë, por edhe barazimi është rezultat i mirë”, tha Mancini pas ndeshjes për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...