Mancini: Nuk largohem

dardanmiftari | Thursday, April 29, 2010 | 0 Komente

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga Manchester City edhe nëse skuadra e tij nuk e siguron pozitën e katërt në tabelë, duke thënë se kjo nuk do të përbënte dështim për të.
“Jo, nuk mendoj se do të ishte dështim. Ne duam të përfundojmë në pozitën e katërt dhe kjo është ajo për të cilën po punojmë. Ne jemi përmirësuar shumë pesë muajt e fundit, por duhet të përmirësohemi edhe më shumë nëse duam tituj. Këtë e dinë mjaft mirë pronarët”.
“Unë e paramendoj veten ende si menaxher i Manchester Cityt. Unë shpresoj kështu. Unë kam një kontratë. Unë do të vendos dhe mendoj se do të qëndroj ende këtu”, ka thënë Mancini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...