Xavi: Madrilenët mund të jenë të qetë
Duke folur në konferencë për shtyp pas stërvitjes, Xavi Hernandez tha se eliminimi nga Interi në Ligën e Kampionëve është një zhgënjim dhe jo dështim dhe shtoi se madrilenët mund të jenë tani më të qetë.
“Eliminimi në gjysmëfinale nuk është dështim, por zhgënjim. Nxitimi ynë ka mundur të ndikojë paraqitjen tonë në këtë ndeshje. Ne luajtëm lojën që është dashur ta luajmë, por është turp që nuk arritëm të shënojmë më shumë se një gol”.
“Ne u ndiem krenarë për shkak të tifozëve, të cilët ishin të shkëlqyer. Vërtet kemi ndryshuar me mentalitet. Më herët ishim të mbushur me pesimizëm kurse tani është e kundërta”.
“Finalja e Bernabeut ishte një motivim shtesë. Madrilenët vuajtën, por tani mund të jenë të qetë”.
“Kemi edhe katër ndeshje (në La Liga), të cilat janë si katër finale. Ne duhet rimëkëmbemi. Kjo ndeshje është kyçe. Nëse Reali beson se mund të dështojmë diku, atëherë është ndaj Villarrealit”, përfundoi Xavi.
Category: Futboll
0 Komente