Milani jashtë garës për titull

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Antonio Cassano barazoi nga pika e bardhë. Milani ka shënuar humbje në udhëtim te Sampdoria duke humbur gjasat për titullin në Serie A.
Milani pati një dominim të lehtë në lojë, por nuk arriti që në fund të dalë pastër nga ky takim dhe gjithë kjo falë nxitimit të Boneras.
Fillimisht, Marco Boriello kaloi në epërsi mysafirët pas asistimit të Amantino Mancinit (20’).
Pas 53 minutash lojë, Daniele Bonera ndërhyri në zonë, me ç’rast u akordua penalti për Sampdorian, të cilën e shndërroi në gol Antonio Cassano për të barazuar shifrat.
Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundonte me barazim, në skenë doli Giampaolo Pazzini, i cili shënoi golin e fitores së madhe të Sampdorias (90’).
Pas kësaj humbjeje, mund të thuhet se Milani nuk ka gjasa për titull, duke qenë se është gjashtë pikë prapa vendit të parë kur kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.
Ndërkohë, Sampdoria nga ana tjetër, është pozicionuar në vendin e katërt me dy pikë më shumë se Palermo që barazoi kundër Cagliarit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...