Napoli fiton, Palermo barazon, Fiorentina pëson

dardanmiftari | Sunday, April 18, 2010 | 0 Komente

Festa e napolitanëve. Gara për pozitën e katërt ka filluar të qartësohet pas barazimit të vështirë të arritur nga Palermo, dhe pas humbjes së Fiorentinas në transfertë te Atalanta.
Napoli arriti të shënojë fitore në udhëtim te Bari me rezultat 2-1, duke e vënë Juventusin jashtë pozitës për Europa League.
Palermo mezi barazoi në udhëtim te Cagliari me rezultat 2-2, duke mbajtur ende gjallë shpresat për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Fiorentina përfundimisht nuk ka kurrfarë gjase që të kualifikohet për ndonjë vend në Evropë pas humbjes me rezultat 2-1. Viola luajti me një lojtar më pak një pjesë të madhe të lojës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...