Milani zvogëlon gjasat për titull
Milani nuk ka arritur të mbajë hapat me liderët, kur barazoi kundër Catanias në San Siro në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike.
Pjesa e parë u takoi plotësisht mysafirëve nga Sicilia. Pas një pasimi fantastik të Ledesmas, Maxi Lopez lehtë shënoi në këndin e poshtëm të Didas (13’) për 1-0.
Dy minuta para se të përfundojë pjesa e parë (43’), Maxi Lopez shërben në mënyrë maestrale Ricchuitin që shënoi me kokë në portën e Didas.
Pjesa e dytë ishte kontrast i të parës. Marco Boriello shënoi tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë (48’) për ta zvogëluar epërsinë.
Në 15 minutat e fundit të takimit ndeshja ishte tejet dramatike. Marco Boriello shënoi për 2-2 pas një harkimi fenomenal të Ignazio Abates. Deri në fund Rossonerët tentuan të shënojnë për fitore, por Inzaghi nuk u tregua i saktë para portës duke humbur një rast të volitshëm pak para fundit.
Milani me këtë barazim mund të thuhet se ka humbur gjasat për titull duke marrë parasysh Romën që gjendet në pozitën e parë me katër pikë më shumë dhe Interin në pozitën e dytë me tre pikë më shumë se Rossonerët.
Category: Futboll
0 Komente