Moratti: Finalja, më shumë se ëndërr
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka vënë në pah rëndësinë e takimit kthyes mes Barcelonës dhe Interit, duke shtuar se finalja është më shumë se një ëndërr për Interin.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, tifozët e Barcelonës u treguan tejet të ashpër me ekipin kundërshtar, duke e demoluar veturën e Jose Mourinhos dhe duke bërë zhurmë gjatë gjithë natës në hotelin ku ishin duke fjetur futbollistët e Interit.
“Finalja është më shumë se një ëndërr për ne. Dëgjova disa zëra mbrëmjen e kaluar, por isha në gjendje që të fle mirë pa brenga. Tensionet janë normale për këso lloj takimesh, por ekipi ynë është i qetë”, theksoi Moratti për Sky Sports 24.
Në ndërkohë, La Repubblica shkruan se rreth 5.000 tifozë të Interit janë duke qëndruar nëpër rrugët e Barcelonës para takimit që zhvillohet në Camp Nou.
Category: Futboll
0 Komente