Motta quan ish-bashkëlojtarët mashtrues
Mesfushori i Interit, Thiago Motta, ka kritikuar ish-bashkëlojtarët e Barcelonës në prag të ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke thënë se ata janë aktorë të mirë në fushë.
Interi do të udhëtojë në Nou Camp me avantazh 3-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Giuseppe Meazza dhe është favorit për të kaluar në finale.
“Ne jemi të qetë dhe presim të bëjmë një ndeshje të mirë këtu. Është normale që pas humbjes në San Siro ata duhet të bëjnë gjithçka për të nxehur atmosferën. Ne do të bëjmë gjithçka në fushë për të ndihmuar arbitrin dhe për të siguruar që ndeshja të jetë e drejtë. Nëse luajmë fer, do të jetë më lehtë për referët”.
“Ne do të përpiqemi të luajmë pastër. E përcjelli Barcelonën në televizor dhe shoh lojtarët që mashtrojnë, por gjëja më e rëndësishme për ne është të dalim në fushë me kokë të qetë dhe t’i ndihmojmë arbitrit”, ka thënë Motta.
Category: Futboll
0 Komente