Murray: Luajta keq
Andy Murray është mposhtur me rezultat 2-0 në sete (6-2 dhe 6-1) nga Philipp Kohlschreiber në Monte Carlo Masters, si pasojë e formës së dobët të tij.
Tenisti i katërt në botë ka kaluar një formë të dobët që pas humbjes në finalen e Australian Open dhe të njëjtën performancë e tregoi edhe kundër Kohlschreiber.
“Nuk isha i mirë sot. Është hera e parë pas shumë vitesh që fusha dukej aq e vogël. Nuk mundja ta gjej fushën. Kur është ashtu, është vështirë të luash”, tha britaniku.
Ndërkohë, të mërkurën, pesëherë kampioni i kësaj gare, Rafael Nadal dhe serbi Novak Djokovic, kaluan me lehtësi takimet e tyre të para, kundër Thiemo de Bakker, respektivisht Florent Serra.
Category: Tenis

















0 Komente