Pique: Gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, i ka bërë thirrje UEFA-s për një gjyqtar të paanshëm në ndeshjen kthyese ndaj Interit në Camp Nou, pasi që Pique mendon se portugezi Benquerenca ishte katastrofal.
“Unë e kam shikuar në televizor dhe e kam parë se goli i Militos ishte nga pozita jashtë loje dhe goli i Maiconit erdhi pas ndërhyrjes së palejuar në Messin. Gjyqtari nuk bëri asgjë. Ndeshja e dytë duhet të jetë me një gjyqtar të paanshëm”.
“Interi na njeh shumë mirë dhe dominoi në lojë, ashtu siç ditën ta ndalin lojën tonë. Gjithçka është e mundshme gjatë ndeshjes kthyese, diferenca është prej dy golash por ne mund ta tejkalojmë atë”, sqaroi Pique.
Pique ishte fytyra tragjike e mbrëmjes, pasi që në të tri golat ishte fajtor dhe dështoi në dy-tre raste ideale në fund të takimit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...