Shumacher favorit i Ecclestone

dardanmiftari | Wednesday, April 21, 2010 | 0 Komente

Bosi i Formulës 1, Bernie Ecclestone, deklaroi se Michael Shumacher do të fillojë t’i fitojë garat së shpejti, përkundër rezultateve jo të mira në start të rikthimit të tij.
Në katër garat që prej rikthimit të tij nga pensionimi, Schumaher me Mercedesin e tij ka arritur pozitën e gjashtë si rangimin më të mirë.
“Michael Schumaher nuk do të rikthehej kurrë nëse nuk do të ishte i bindur se do ta kryente punën e tij si duhet. Ai nuk është turist në bregdet, por është këtu për të fituar dhe këtë do ta bëjë përsëri”, tha Ecclestone.
Schumaher që tani është 41- vjeçar, u pensionua në vitin 2006 por ishte pranë një rikthimi edhe një vit më parë për Ferrarin kur Felipe Massa u lëndua rëndë në kokë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...