Reali në ndjekje të ‘Messit brazilian’
Real Madridi ka shprehur hapur interesimin për yllin e Santosit, Neymar da Silva, lojtar që përkufizohet si ‘Messi brazilian’.
Sipas Marca, braziliani është vetëm 18 vjeçar dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha. Reali është në ndjekje të tij që prej vitit 2007 kur Emilio Butragueno ia sugjeroi Florentino Perezit gjatë mandatit të parë të tij si president.
Stili i lojës së Neymar tashmë është duke u krahasuar me atë të Messit, ndoshta për shkak të mënyrës se si driblon me top duke e bërë atë t’i ngjitet në këmbë dhe për aftësinë e tij që të kalojë kundërshtarët në duelet një në një.
Category: Futboll

















0 Komente