Red Knights i afrohet blerjes së United

dardanmiftari | Wednesday, April 14, 2010 | 0 Komente

Konsorciumi Red Knights po i afrohet lansimit të ofertës për të blerë Manchester Unitedin pas një takimi produktiv të mërkurën.
Konsorciumi që përbëhet nga tifozë të pasur të Manchester Unitedit në asnjë mënyrë nuk dëshiron të rrezikojë për një ofertë në kohën kur sezoni është duke përfunduar. Takimi i të mërkurës sqaroi burimet financiare të bërjes së ofertës për blerjen e klubit nga familja Glazer.
“Ne po e zhvillojmë modelin financiar para se të bëjmë ndonjë ofertë”, tha një burim për AP.
Sidoqoftë, Red Knights duhet të sigurojë rreth 509 milionë funte vetëm për të shlyer borxhet e mëdha të akumuluara nga familja Glazer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...