Redknapp mbështet Bruce për të drejtuar United
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, e vlerëson menaxherin e Sunderlandit, Steve Bruce, si njeriun e duhur për të pasuar Sir Alex Ferguson në stolin e Manchester United.
“Bisedat kanë filluar edhe një herë se Fergie do të largohet si menaxher. Mos vëni bast për këtë. Ai ende e ka të njëjtën energji dhe entuziazëm rinor për futbollin si gjithmonë, por një ditë ai do të largohet nga detyra e klubit më të madh të këtij vendi. Emrat e kandidatëve të zakonshëm kanë në sipërfaqe”, ka shkruar Redknapp në kolumnen e tij për The Sun.
“Do të duhet një karakter i madh për të mbushur këpucën më të madhe në futbollin anglez, sigurisht. Jose Mourinho, Pep Guardiola dhe David Moyes janë në mesin e tyre. Por unë do të doja ta shoh (Steve) Bruce të marrë këtë detyrë, kur kjo të jetë e lirë”.
“Ai ka qenë kapiten i klubit, andaj ai din si të punojë. Ai din se çfarë pritet nga punëtorët e United, lojtarët dhe trajnerët. Bruce ka punuar shumë mirë në klubet e mëhershme. Fansat do ta pranojnë atë menjëherë. Ai është United tashmë sa kohë”, ka shtuar më tej Redknapp.
Category: Futboll
0 Komente