Rummenige: Nuk kemi ndërmend ta shesim Riberyn

dardanmiftari | Wednesday, April 14, 2010 | 0 Komente

Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenige e ka bërë të qartë se gjiganti gjerman nuk është duke menduar për shitjen e Franck Ribery gjatë afatit kalimtar veror.
“Javët e ardhshme ne do të zhvillojmë negociatat për kontratën me Franck Ribery. Synimi ynë i vetëm është rinovimi i kontratës. Sidoqoftë, nëse nuk e arrijmë këtë, nuk do të thotë automatikisht se ne do ta shesim atë gjatë kësaj vere”.
“Ne dëshirojmë të kemi një ekip të fortë për sezonin e ardhshëm dhe Franck Ribery do të jetë pjesë e këtij ekipi. Bayerni dëshiron të jetë i suksesshëm si në rang vendor ashtu dhe në atë evropian. Ribery luan rol të rëndësishëm në planet tona dhe nuk e shoh atë në largim nga klubi para vitit 2011”, përfundoi Rummenige.
Ribery është lidhur vazhdimisht me një kalim te Real Madridi dhe Barcelona. Megjithatë, francezi duhet të marrë dhe vendimin e tij definitiv.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...