Schalke merr kreun e Bundesligës

dardanmiftari | Saturday, April 17, 2010 | 0 Komente

Autori i dy golave për Schalken, Ivan Rakitic Mesfushori kroat Ivan Rakitic ka shënuar dy herë për të ndihmuar Schalken të fitojë me rezultat 3-1 në fushë të vet ndaj Moenchengladbach dhe për të marrë kreun Bundesligës.
Rakitic i dha epërsinë ekipi vendas pas vetëm tetë minutash lojë, por pas po aq kohësh mysafirët barazuan me anë të Raul Bobadilla.
Peruani Jefferson Farfan riktheu epërsinë për vendasit në fund të pjesës së parë, ndërsa me të filluar pjesa e dytë Rakitic vulosi fitoren e Schalkes me golin e tij të dytë.
Fitorja e dërgon Schalken në maje të tabelës me 61 pikë, një më shumë se Bayern Munich që mund ta rikthejë atë më vonë nëse mposht Hannoverin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...