Sevilla iu rikthehet fitoreve
Pasi u mposht nga Real Valladolid gjatë mesjavës, Sevilla iu është rikthyer shpejt fitoreve, duke mposhtur në fushë të vet Sporting Gijon me rezultat 3-0.
Pas tetë minutash lojë Frederic Kanoute kaloi vendasit në epërsi, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë. Pjesa e dytë solli edhe dy gola tjerë për Sevillan. Së pari Luis Fabiano dyfishoi epërsinë pas tetë minutash në pjesë të dytë, para se Cela të shënojë golin e tretë 10 minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit.
Mysafirët e mbyllën pjesën e parë me një lojtar më pak pas eliminimit të sulmuesit Mate Bilic (32’), ndërsa në pjesën e dytë ata mbetën me dy lojtarë më pak, pasi u eliminua edhe mbrojtësi Jose Angel Valdes Diaz.
Me këtë fitore Sevilla rikthen pozitën e katërt, të cilën mund ta humbasë sërish nëse Mallorca shënon fitore ndaj Osasunas të hënën.
Category: Futboll

















0 Komente