Benitez nuk mohon largimin
Rafa Benitez ka refuzuar t’u garantojë tifozëve qëndrimin e tij edhe për një sezon tjetër pas humbjes së rëndë ndaj Chelseat, disfatë që përfundimisht ia shuan Liverpoolit gjasat për Ligën e Kampionëve.
Edhe pse Benitez ka edhe katër vite me Liverpoolin në kontratën e tij, spekulohet se nga sezoni i ardhshëm ai do ta drejtojë Juventusin.
“Tani duhet të flasim për futboll, është më mirë se sa të flasim për spekulimet. Unë i kuptoj shumë mirë tifozët dhe brengat e tyre për të ardhmen time, por spekulimet janë gjëra të cilat nuk mund t’i kontrolloj. Kështu që, ne duhet të flasim për ndeshjet, futbollin dhe çfarë ndodhi sot në fushë”.
Ndërsa kur është vënë në presion enorm rreth kësaj çështje, spanjolli tha: “Mos u mundoni kot, mos u mundoni. Mbylleni”.
Category: Futboll
0 Komente