Ibrahimovic në Juventus?

dardanmiftari | Saturday, May 08, 2010 | 0 Komente

Zlatan Ibrahimovic si lojtar i Juventusit. Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, është emri më i ri që po lakohet nëpër mediumet spanjolle dhe italiane për një rikthim te Juventusi, skuadër të cilën e la më 2006 pas skandalit të Calciopolit.
Sipas Tuttosport, presidenti i ri i Juventusit, Andrea Agnelli, është i gatshëm të nisë bisedimet me Joan Laportan, i cili sipas spekulimeve dëshiron t’i krijojë hapësirë David Villës, duke e larguar Ibrahimovicin, gjë të cilën e mohoi agjenti i Ibras ditë më parë.
Transferimi i Ibrahimovicit nuk do të jetë aspak i lehtë edhe pse Agnelli është i gatshëm të shpenzojë rreth 35-40 milionë euro për suedezin. Kjo për shkak se Laporta e transferoi Ibran për 45 milionë euro plus Samuel Eto’on dhe nuk duket të jetë i gatshëm ta lejojë atë të kalojë për pak para te Juve.
Për më shumë, paga vjetore e Ibras prej 12 milionë euro është një problem shtesë për Juventusin, pasi që Bianconerët nuk kanë mjete për të paguar një lojtar me çmim të tillë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...